Lajme

Fillon numërimi në Vlorë

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 25 April 2021

ABCnews raporton se ka filluar tashmë numërimi në KZAZ-në e vendosur në fshatin Kote, ku po numërohen votat për bashkinë e Selenicës.

Janë katër grupe që po bëjnë numërimin e kutive të votimit për Selenicën. Ndërkohë pritet të fillojë shumë shpejt numërimi edhe në bashkinë e Himarës.

Vlora ka në total 10 KZAZ me gati 318 mijë votues.

-Advertisement-

Sa i përket Vlorës, eksperti zgjedhor Agim Tutulani u shpreh se në këtë qark nuk pritet ndonjë ndryshim i madh sa i përket numrit të deputetëve duke anuar më shumë se PD mund të rritet maksimalisht deri në 4 mandate.

“Pikëpyetja e vetme këtu mbetet nëse LSI do të mundet që t’i marrë një mandat PS-së apo kjo e fundit do të ruajë mandatin e 8”, shprehet Tutulani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera