Lajme

Fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 28 February 2021

Komisioni Qendror i Zgjedheve ka filluar me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat janë vendosur në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet e dyfishta, por edhe në adresa të ndryshme jashtë vendvotimeve.

Ky numërim filloi me pesë orë vonesë, pasi që ishte paralajmëruar se numërimi do fillojë në ora 18:00.

“Janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të numërohen këtu në QNR. Menjëherë pas tyre, do të fillojmë edhe me numërimin e fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt”, ka thënë Valmir Elezi për Klankosova.

-Advertisement-

Elezi tha se pas përfundimit të premten në mesnatë të rinumërimit të 552 vendvotimeve, numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt.

“Sipas të dhënave, numri më i madh i fletëvotimeve me kusht, pra me numër katërshifror, u takojnë komunave: Prishtinë 7 mijë e 520, Prizren 2 mijë e 953, Fushë Kosovë 1 mijë e 562, Suharekë 1 mijë e 538, Mitrovicë e Jugut 1 mijë e 528 dhe Gjakovë 1 mijë e 521”, tha Elezi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera