Sport

Fillon ndeshja e shumë pritur ndërmjet Suedisë dhe Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 09 October 2021

Tashmë ka filluar ndeshja e shumë pritur ndërmjet Suedisë dhe Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Suedezët dhe kosovarët po luajnë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Kjo përballje po zhvillohet në stadiumin ‘Friends Arena’ në Stokholm të Suedisë.

-Advertisement-

Të pranishëm në stadium janë afro 50 mijë shikues, ku rreth 7 mijë prej tyre janë shqiptarë.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë për çdo ndryshim rezultati nga ky takim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera