Lajme

Fillon me vonesë seanca e thirrur nga Albin Kurti për referendumin në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 15 January 2022

Ka filluar me 30 minuta vonesë seanca a jashtëzakonshme e thirrur dje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo seancë filloi me një minutë heshtje për Masakrën e Reçakut.

Ajo ishte paraparë që të fillonte në orën 14:00.

-Advertisement-

Temë diskutimi në këtë seancë pritet të jetë synimi i Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Në këtë seancë nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, e cila konfirmoi mbrëmjen e së premtes se deputetët e saj nuk do të jenë prezent në seancë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK është kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, por, megjithatë, qeveria do të duhej të kishte koordinim më të mirë me shtetet e BE-së dhe SHBA-të gjatë kësaj periudhe.

Kjo është seanca e parë për vitin 2022.

Kujtojmë se dje Presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca, si dhe kryeministri Albin Kurti dolën me deklaratë të përbashkët pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së, duke theksuar edhe një herë kundërshtimin e tyre për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera