Lajme

Fillon mbledhja e serbëve në sheshin “Car Lazar”

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 06 November 2022

Ka filluar mbledhja e serbëve në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicën e Veriut.

Qe nga ora 12 pritet të fillojë protesta e thirrur për sot dhe tashmë po bëhet gati tubimi në bazë të videove së siguruara nga Kanal10.

Kujtojmë se dje pasdite Lista Serbe ka njoftuar për tërheqjen nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës.

-Advertisement-

Në ora 12:00 pritet të fillojë një protestë në Mitrovicën e Veriut ku serbët do t’i paraqesin tri kërkesa të tyre, që janë pezullimi i vendimit për targat, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe caktimin e një komandanti serb të policisë rajonale në veri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera