Lajme

Fillon `Java Kundër Korrupsionit 2019`

Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 09 December 2019

Koalicioni i OJQ-ve fillon sot `Javën Kundër Korrupsion 2019 (JKK 2019).

Me datë 9 Dhjetor 2019 (E Hënë) Koalicioni i OJQ-ve organizon ngjarjet si më poshtë:

KONFERENCË PËR MEDIA nga organizatat e Koalicionit për të publikuar Kalendarin e Aktiviteteve të JKK 2019.

-Advertisement-

Gjatë kësaj konference, Koalicioni i OJQ-ve do prezantoj para mediave kalendarin e detajuar të JKK 2019, dhe do përqoj disa mesazhe kryesore për temat të cilat do diskutohen gjatë këtyre pesë ditëve.

TRYEZË DISKUTIMI nga Lëvizja FOL me temë: “Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve – Sfidat e zbatimit në praktikë”. Tryeza organizohet me qëllim të diskutimit rreth zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Republikën e Kosovë, si dhe për sfidat e zbatimit të këtij Ligji në praktikë.

Në panel do jenë prezent përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Agjencia Kundër Korrupsion, njohës të fushës, dhe përfaqësues nga komuniteti ndërkombëtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera