Lajme

Fillon Java e Diplomacisë Klimatike në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 27 June 2017

Ndotja e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe energjia eficiente do të jenë temat kryesore të Javës së Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë përmes një serie ngjarjesh të organizuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kjo iniciativë do të mbledhë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, shoqërinë civile dhe publikun e gjerë në Kosovë për të rritur ndërgjegjësimin mbi tema të ndryshimit të klimës nëpërmjet një aksioni të pastrimit, shfaqjes së filmave, garës për vizatim/video konkurs për studentët, ekspozitës dhe tryezave të rrumbullakëta.

Javën do t’a lansojnë zyrtarisht Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së Nataliya Apostolova dhe ambasadorja gjermane Angelika Viets sot me një prezantim të rezultateve të garës “Bëhu diplomat i ri i klimës” në kuadër të së cilës do t’u jepen tre çmime nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme nga Ambasada Gjermane.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera