Fokus

Fillon hetimi ndaj kompanive që organizuan në Prizren fushata për punësime në Gjermani

Autori: Sylejman Sylejmani 15:53 | 01 November 2018

Kompanitë “OBM Aviation” dhe “BSB Aviation” të cilat organizuan të martën në Prizren, një fushatë punësimi në Gjermani, kanë filluar të hetohen nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar vet Policia, në një përgjigje për Gazetën inFokus.

Ata nuk kanë dhënë shumë detaje rreth hetimeve të cilat po kryhen.

-Advertisement-

“Referuar pyetjeve tuaja ju informojmë se Drejtoria kompetente pranë Policisë së Kosovës, i posedon këto informacione dhe të njëjtat është duke i trajtuar në aspektin policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Gjatë ditës, edhe kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar rreth kësaj çështje.

Edhe ai tregoi se kjo kompani po hetohet, por tha se nuk duhet të paragjykohet asgjë.

“E kam parë lajmin dje, organet kompetente janë në proces, por nuk po paragjykojmë diçka tash, se pse është e vështirë të thuhet menjëherë diçka, por organet kompetente janë në proces. Me siguri do të kemi ndonjë konfirmim se çka po ndodh”, ka thënë Haradinaj.

Njëra prej dy kompanive të cilat organizuan fushatën në Prizren, në bazë të disa hulumtimeve ka dalë se në Agjencionë Kosovare të Regjistirmit të Bizneseve, është regjistruar më 23 tetor të këtij viti.

Si shkak i mungesës së vizave, të shumta kanë qenë rastet në Kosovë kur qytetarët janë ankuar se janë mashtruar nga kompani të cilat u kanë thënë atyre se do t’i dërgojnë në Evropë për të punuar. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera