Lajme

Fillon hapja e pusit për banorët e Kosinës me rrethinë

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 25 September 2021

Ka filluar hapja e një pusi të ri në fshatin Kosinë, i cili do të furnizojë me ujë të pijes dhe do të rris kapacitetin ekzistues të këtij fshati por edhe zonës rreth tij.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të ri në krye të Ferizajt, Agim Aliu me anë të një postimi në facebook, shkruan Gazeta Infokus.

“Me qëllim furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm dhe rritjen e kapacitetit ekzistues, nisi në fshatin Kosinë, projekti për hapjen e pusit të ri, investim i Komunës së Ferizajt, dobinë e të cilit do ta kenë jo vetëm banorët e Kosinës por edhe zonave përreth”, ka shkruar Agim Aliu në Facebook./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera