Lajme

Fillon festa në LDK (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 18 December 2017

Komisioni Qendror i zgjedhjeve pak minuta më parë ka publikuar rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e djeshme në Komunën e Istogut, shkruan Infokusi.com

Mbrëmë rezultatet preliminare nxorën fitues kandidatin e Aleancës për Ardhmërisë për Kosovën, Gani Dreashajn kundrejt kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugovës.

Sot u bë numërimi i votave me kusht dhe aty më poste ku fitues doli kandidati i LDK-së, Haki Rugova me 15 vota në epërsi.

-Advertisement-

Menjëherë pas publikimit të rezultateve ka filluar festa brenda Lidhjës Demokratike të Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doruntina Maloku ka publikuar një fotografi në rrjetin social “facebook” bashkë me deputetin, Armend Zemaj dhe disa aktivistë të LDK-së, me mbishkrimin “Qeshë mirë, ai që qeshë i fundit”

Edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka komentuar rezultatin e fundit të KQZ-së, duke thënë se vullneti i qytetarëve u konfirmua përsëri.

Ajo madje ka kërkuar që abuzuesit e votës të dërgohen në burg, shkruan Infokusi.com


E asamblist i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës,  Sokol Havolli ka gjetur një mënyrë interesante për të komentuar ngjarjen e fundit.

Ai në një postim ka shkruar se tupanxhia që mbrëmë mori 500 euro bakshish pas përfundimit të rezultatit ka raportuar se sot është plaçkitur./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera