Fillon ekzekutimi i subvencioneve në vlerë prej rreth 11.9 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 27 September 2019
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, pas kontrollës administrative dhe kontrollave në terren ka përgatitur listat për pagesë të fermerëve përfitues në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2019.
Deri më tani janë proceduar listat për pagesë të 13697 fermerëve, të cilët kanë përfituar subvencione në vlerë prej 11,891,328.14 euro. Prej kësaj shume, pagesa direkte për sipërfaqe për personat fizik, të cilat do të fillojnë të ekzekutohen nga MBPZHR-ja, arrijnë vlerën prej 8,097,061.22 euro, ndërkaq për blegtori 3,102,635.00 euro. Pagesat po ashtu janë në proces edhe për listën e përfituesve të personave juridik-agrobizneseve në vlerë prej 513,842.57 euro për sipërfaqe të mbjella dhe pagesa direkte për blegtori për këta persona në shumën prej 181,126.70 euro.
Kryeshefi Ekzekutiv i AZHB-së, Ekrem Gjokaj, ka thënë se kjo agjenci gjatë gjithë kohës së procesit vlerësues ka qenë dhe do të jetë transparente, me c’rast i ka informuar fermerët përmes sms-ve dhe vendimeve në e-mail, si dhe përmes ueb-faqes së AZHB-së për rezultatet lidhur me procesin vlerësues.
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elbin, për thekrën, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për pulari, për bletari, për derrari, për thëllëza, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur dhe në serra, për vreshtat ekzistuese, për bujqësinë organike, si dhe për fidanë të pemëve drufrutore dhe hardhi të rrushit. Po ashtu, subvencionim ka edhe për akuakulturën, therjet e raportuara të gjedhit, për qumështin sipas kategorive të cilësisë dhe për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht, për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, si dhe për sasinë e dorëzuar/shitur të duhanit.
Të tjera
-
Kurti priti në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Islam Aliaj
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e Këshillit Kombëtar t...
-
Për një javë, gjobiten 1,245 shoferë dhe pasagjerë që nuk e vendosen rripin e sigurisë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka për një javë ka shqiptuar 1,245 gjob...
-
Akuza për bullizëm, Hajdari i kërkon Shalës t’i “sanksionojë” deputetët Lekaj dhe Bunjaku
Raportimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajda...
-
Lista e zezë e SHBA-së, Miftaraj: Kur shtetet e Ballkanit dështojnë të ndajnë drejtësi, DASH-i merr masa
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar ve...
-
Nis takimi i Lajçakut me Petkoviqin
Nis takimi i Lajçakut me Petkoviqin I dërguari special i Bashkimit Evropia...
-
Banka Botërore 90 milionë euro kredi Kosovës
Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot Kredinë e Par...
-
Konjufca për zgjedhjet në Veri: Peticioni mund të ketë sukses, flamuri do të mbrohet me çdo kusht
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë një interviste mbrëmë ka folur për...
-
La djalin 3 vjeçar vetëm në banesë për të shkuar në ditëlindje, nga Prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale flasin për rastin
Një grua nga Fushë Kosova ka përfunduar në mbajtje për 48 orësh, pasi e njëjt...
-
KMDLNj: ZRrE-ja do ta vazhdojë keqbërjen ndaj qytetarëve të Kosovës
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka dekl...
-
Sot mbahet seanca për shtesat e punëtorëve teniknik për COVID-19
Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, k...
-
Sanduloviq: I kam paralajmëruar BE-në dhe ShBA-në për Vuçiqin, nuk më dëgjuan
Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka thënë se ka paralajmëruar Bas...
-
Kurti për dinarin: S’pranojmë propozime që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë, ne do t’i adreso...