Fillon dëshminë Nuredin Ibishi në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 23 October 2024
Pas përfundimit të dëshmisë së Fadil Gecit, dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është Nuredin Ibishi i njohur me nofkën komandant “Leka”.
Fillimisht, pyetjet për këtë dëshmitar i nisi prokurorja Silvia D’Ascoli, e cila po prezantojë dokumente që janë deklarata të mëhershme të Ibishit të dhëna më parë për autoritetet e drejtësisë.
“Jam mundu ta them të vërtetën, e nëse ka ndonjë mospërputhje do të mundohem ta sqaroj”, tha Ibishi.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, dëshmia e Ibishit do të zgjasë rreth një a po dy ditë, e që prej kësaj kohe, 2 orë e gjysmë janë paraparë për pyetje të ZPS-së. Ndërsa, për mbrojtjen e viktimave rreth 20 minuta. E, për mbrojtjen e të akuzuarve rreth gjashtë orë.
Por, seanca u ndërpre pa planifikim me arsyetimin se do të bëhet një pushim i shkurtër.
“Na duhet të bëjmë një pushim të shkurtër. Nxjerrni dëshmitarin. Dëshmitar do të bëjmë një pu…”, tha kryetari i trupit gjykues Charles Smith III.
Debat në mes Gecit dhe avokatit të Thaçit
Për të tretën ditë, Fadil Geci ka dhënë dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë intervistimit pati një debat mes Gecit dhe avokatit të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq.
“A mendonte se ZPS-ja e ka rritë armiqësinë e tij ndaj Thaçit dhe se kjo armiqësi është bërë më e madhe sesa ka qenë më përpara me prezantimin e kësaj deklarate”, pyet Luka Misetiq, avokat i Thaçit.
“Mendoj që ki gabim, punën më të mirë që e ka ba është që na i ka ofrua krejt mundësitë e mundshme që me e pa me sytë tu çka qysh. Është për mu vlerësua për punën e mirë që e ka ba. E kundërta e asaj që po thu ti. Nuk mendoj që si ekspert duhet me e thanë atë. Nuk i bën mirë as të mbrojturit tënd për me e thënë atë. I bën dëm”, përgjigjet Fadil Geci, dëshmitar.
Misetiq, tha se me mbrojtjen e klientit tij merret vetë. “Ti duhet të merresh me gjërat që do ta na tregosh që i di vetë. Me shumë vlerë ky koment. Faleminderit”, tha ai.
Gecit iu prezantua edhe një demantim nga Ramë Buja për një deklaratë që dëshmitari Geci dha gjatë seancës.
“A jeni në dijeni që Ramë Buja nuk ka qenë pjesë e shtabit të përgjithshëm të UCK-së kur është bërë komunikata në tetor 98”, ka pyetur avokati.
Kurse dëshmitar tha se “Ramë Buja është një marksist-leninist dhe po ju them edhe sot që është bashkëpunëtor i ngushtë i shokëve këtu”.
Ndërkohë, Geci pati një kritikë nga avokati i Jakup Krasniqit.
Aiden Ellis, avokat i Jakup Krasniqit, i tha atij se ‘ka ardhur në gjyq dhe vendosët që të jepni dëshminë në seancë publike për deklarata politike e ajo që keni thënë për Jakup Krasniqin është e pavërtetë’.
Kurse Geci, tha se e ka ‘thanë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. “Çdo fjalë e imja është 200% e vërtetë dhe vetëm e vërtetë, e ti e ki gabim, po e ke të drejtën tënde si unë”, ka theksuar ai.
Të tjera
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...