Lajme

Fillon darka Thaçi- Grenell në një restorant në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 22 January 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte ka pritur për një darkë pune të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Takimi i tyre tashmë ka nisur në një restorant në Prishtinë.

Grenell ndodhet për vizitë në Kosovë, dy ditë pasi që ka ndërmjetësuar në arritjen e një marrëveshje me të cilën parashihet fillimi i operimit të kompanisë ajrore “Lufthansa”, në relacion Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas.

-Advertisement-

Gjithashtu është konfirmuar se Grenell nesër do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera