Lajme

Fillojnë vizitat mjekësore në shkollat e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 24 February 2020

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, në Gjilan, Nazim Gagica, ka njoftuar se kanë filluar nga sot të zhvillohen vizitat sistematike mjekësore në shkollat e Gjilanit, shkruan gazeta inFokus.

Përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se me përkrahje të drejtorisë së Shëndetësisë dhe Kryetarit të Komunës Lutfi Haziri, po behën këto kontrolle.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

QKMF “Dr.Nagip Rexhepi”, në përkrahje të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Kryetarit të Komunës z.Lutfi Haziri, dhe në bashkëpunim me DKA pas përgatitjeve të bëra sot ka filluar me kontrollet sistematike të nxënësve të shkollave fillore të komunës tonë.
Është viti i gjashtë me radhë që kryhen këto vizita dhe nga viti në vit kemi përmisime të dukshëm të gjendjes shëndetësore të nxënësve.
Këtë vit do të kontrollohen edhe nxënësit e shkollës “Don Bosko.”/Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera