Lajme

Fillojnë rrebeshet e shiut dhe freskia në disa zona të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 18 July 2024

Më disa vise të Republikës së Kosovës kemi zhvillime këto momente dhe sistemi më i fuqishëm është në Mitrovicë dhe zonat përeth ku ka rrebeshe lokalisht intensive me vetëtima dhe bubullimë.

Në viset tjera zhvillimet janë më të pakta dhe më të izoluara, ndërsa temperaturat janë ende shumë të larta duke llogaritur edhe zagushinë e fortë për shkak të lagështisë së ajrit.

Ato zona ku ka rrebeshe shiu janë freskuar, por nuk priten ulje të mëdha të temperaturave.

-Advertisement-

Gjatë ditës së sotme priten zhvillime të reja në shumë zona të Kosovës, por vazhdon i nxehti afrikan dhe zagushia e fortë përkundër rrebesheve të shiut. Normalisht freskia do të ndjehet në zonat e rrebesheve dhe stuhive eventuale, por duhet ditur se zhvillimet do të jenë të izoluara dhe nuk parashihen në tërë territorin.

Sidoqoftë, pas një valë shumë intensive të të nxehtit veror, sot në shumë pjesë të Kosovës më në fund do të kemi rrebeshe të shumëpritura të shiut dhe vetëm të shpresojmë që mos të ketë breshër të madh që mund të shkaktone dëme. Vala e nxehtësisë nuk do të ndërpritet ende, por do të “zbutet” sidomos në zonat e rresheve të shiut.

Në viset tjera të territoreve tona po vazhdon nxehtësia e madhe dhe zhvillimet do të jenë paksa më të izoluara se në Kosovë, por gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdojnë zhvillime të fuqishme sidomos në disa vise të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, veriut të Malit të Zi dhe viseve kodrinore-malore të Republikës së Kosovës.

Gjatë javës ës re ka gjasa që vala e nxehtësisë të përfundojë tërësisht duku ulur temperaturat maksimale nën 30 gradë Ceslius.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera