Lajme

Fillojnë punimet në rrugën Varosh-Gërlicë

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 04 July 2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu inauguruan sot fillimin e punimeve të rrugës Varosh-Gërlicë, rrugë kjo me rëndësi për banorët e kësaj ane.

Me këtë rast ministri Lekaj tha se projekti kushton 2 milionë e 645 mijë euro dhe do të përfundojë për 36 muaj.

“Sot dua ta ndajë me ju edhe një lajm të mirë për bizneset lidhur me kyçjet në autostradë duke filluar nga rruga apo  vendbanimet si Driton Islami, Talinoci i Muhaxherëve, Sazli dhe Papaz, që do të jetë kyçje në autostradë dhe që do të ndikojë pozitivisht te bizneset, ngase ne jemi zotuar që rrugët nuk do të bëhen për individë të caktuar, por për të pasur impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik, zhvillimin e turizmit dhe në lidhjet e korridoreve që janë lehtësim për qytetarët dhe transportuesit e mallrave”, tha ai.

-Advertisement-

Ndërsa kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, e ka falënderuar ministrin Lekaj për mbështetjen e vazhdueshme dhënë kësaj komune, sidomos për projektin i cili filloi së implementuar sot, duke theksuar se ky projekt ka rëndësi të veçantë për Ferizajn dhe banorët e Varoshit dhe Gërlicës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera