Lajme

Fillojnë provimet pranuese në Universitetin e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 15 September 2017

Në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, që nga ora 9:00, kanë filluar të mbahen provimet pranues për studentë të rinj.

Sipas njoftimit të Universitetit, në këtë konkurs kanë aplikuar rreth1200 maturantë për katër fakultet me gjithsej shtatë programe studimi.

“Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e dytë të studimeve baçlor, për vitin akademik 2017-2018 do të regjistrojë 1192 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë. Ndërsa, provimi pranues për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik do të mbahet nesër. Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues për baçelor do të bëhet, më së voni, deri më 22.09.2017 në ueb faqen zyrtare të Universitetit, ëëë.uni-gjilan.net Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera