Lajme

Fillojnë problemet me ajrin në Prishtinë: Kaq i pashëndetshëm është sonte

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 22 October 2020

Ndotja e ajrit në Prishtinë momentalisht është e pashëndetshme, ku cilësia e ajrit është 124 PPM. Matjet vijnë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA’së) në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me problemin e ndotjes së ajrit, ani pse temperaturat vazhdojnë të jenë të larta.

Sikurse edhe viteve të kaluara, siç duket edhe këtë vit vlerat e ndotjes së ajrit do të jenë po të njëjtat.

-Advertisement-

Në mbrëmjen e sotme por edhe gjatë ditës, ajri ka qenë shumë i pashëndetshëm.

Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA’ve në Prishtinë, ndotja e ajrit aktualisht shënon nivelin prej 124 PPM.

Kujtojmë se jo rrallë herë Prishtina është radhitur si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera