Lajme

Fillojnë përqarjet e para në Qeverinë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 19 February 2020

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim për propozimin e ministrit të Financave, Besnik Bislimi që të alokohen mjetet e Komisionit Qendror Zgjedhor vetëm për mallra dhe shërbime e jo për mëditje.

E kundër kësaj kërkese ka qenë, zëvendës kryeministri, Avdullah Hoti, i cili ka kërkuar nga Beslimi të miratoi kërkesën e KQZ-së, mirëpo të dije të menaxhoj ato para përmes auditorëve, shkruan Gazeta inFokus.

Propozimi i Bislimit është votuar dhe aprovuar.

-Advertisement-

Ai tha se është detyrë e KQZ-së që të mundësoi që këto obligime të kryhen në kuadër të orarit të tyre,

“Zgjedhjet janë për një komunë dhe vetëm për kryetar. Kërkesa e KQAZ-së për buxhet është skandaloze dhe tepër e madhe. Duke kërkuar 60% shtesë për mëditje. Nuk do të tolerojë që një institucion me shfrytëzu paranë publike. Ne marrim tatime prej një niveli që ka paga 300 euro e me ia dal me u arsye tu që me dal me nda mëditje në kuadër të institucionit. Propozimi im është që të evokohen mjete te parapara për mallra dhe shërbime por të mos aprovohet për  meditje shtesë”,  tha ministri Bislim.

Pesë anëtarë të Qeverisë kanë abstenuar në marrjen e këtij vendimi, që të gjithë ministra të LDK-së, përfshirë edhe Zëvendëskryeministrin Hoti./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera