Lajme

Fillojnë përplasjet VV-LDK, Fisnik Ismaili i çon ‘selam’ Lumir Abdixhikut! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 26 May 2017
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se kapja e Kosovës është nisur e mirëmbajtur nga PDK-ja.
Abdixhiku ka theksuar se fronti i LDK-së, synim kryesor ka ç’kapjen e Republikës, zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit, luftën e pakompromis ndaj krimit e korrupsionit,.
“Ky synim s’mund të arrihet me PDK-në si partner. Ky synim arrihet veç me PDK-në në opozitë. Një LDK e pastër këtë do ta bëjë. Vija e përballjes me ta është e palëkundshme”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në rrjetin shoqëror në Facebook.
Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit për deputetë nga Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, i cili i ka kërkuar Abdixhikut që ta ndryshojë qasjen. “Gabim i ke hy fushatës”, i ka shkruar Ismaili-Abidxhikut.
Më poshtë mund të shihni komunikimin e të dy kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Zgjedhjet e parakohshme institucionale janë përcaktuar të mbahen më 11 qershor. Në këto zgjedhje garojnë 26 parti nga to mbi 530 kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera