Lajme

Fillojnë pazaret më pasaporta të vaksinës: Një person e blenë me para dëshminë pa u vaksinuar

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 05 October 2021

Një personi në Prishtinë iu është mundësuar të pajiset me pasaportë të vaksinimit të Covid-19, pa u vaksinuar fare.

Gjithë kjo në këmbim të një shumës së parave, shkruan Gazeta Infokus.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:30.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kundrejt shumës të pagesës ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit të Covid 19, pa u vaksinuar fare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

 

Të tjera