Lajme

Fillojnë masat disiplinore ndaj zyrtarit policor që miratoi kërkesën për dorëheqje të Rashit Qalajt

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 17 January 2021

Policia e Kosovës ka nisur procedurën disiplinore ndaj zyrtarit që e aprovoi kërkesën për dorëheqjen të Rashit Qalajt, në kundërshtim me aktet normative në fuqi.

IndeksOnline pati raportuar se Policia e Kosovës, i ka refuzuar kërkesën për dorëheqjeje vullnetare Qajalajt dhe i kishte kërkuar që të shkonte në punë, në të kundërtën do të merreshin masa disiplinore ndaj tij.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, nënkolonel Rashit Qalaj, me datë 13.01.2021, ka paraqitur dorëheqje vullnetare nga PK-ja, pasi i është bashkëngjitur Partisë Demokratike të Kosovës.

-Advertisement-

Burime të IndeksOnline kanë thënë se me date 14.01.202,1 nga DRP-Prishtinë janë plotësuar format për dorëheqje vullnetare dhe të njëjtën ditë janë dorëzuar në Drejtorinë e Personelit të Policisë së Kosovës.

“Nga Drejtoria e Personelit të PK-së, është pranuar shkresa me numër ref: 07/1-01SAP-P/0236 e datës 14.01.2021, mos aprovim i kërkesës për dorëheqje vullnetare, sepse kërkesa nuk është proceduar sipas “PSO-07DP- Dorëheqja vullnetare nga marrëdhënia e punës në Policinë e Kosovës”, kanë thënë burimet.

Por këtë kërkesë, për mos aprovim të dorëheqjes, madje është kontaktuar në telefon mobil edhe Nënkolonel Rashit Qalaj dhe është njoftuar se kërkesa për dorëheqje vullnetare nuk është aprovuar, andaj edhe sipas rregulloreve në fuqi duhet të paraqitet në punë.

“Të njëjtën ditë, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në krye me Kolonel Taibe Canollin, i aprovon dorëheqjen Rashit Qalajt në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ Nr.02/2018, neni 83, paragrafi 1, “Punonjësi i Policisë në çdo kohë mund të japë dorëheqje nga puna pas njoftimit paraprak për dorëheqje, të cilën punonjësi, përmes mbikëqyrësit të tij duhet t’ia dorëzojë Drejtorisë së Personelit”, kanë theksuar burime të IndeksOnline.

Kujtojmë se afati për njoftimin apo paralajmërimin e dorëheqjes është 30 ditë: paragrafi 2. “Punonjësi i Policisë i cili jep dorëheqje vullnetare nuk e ka të drejtën e ri-kthimit dhe ri-punësimit në Polici” dhe Drejtoria e Personelit vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

“Pra i ishte refuzuar kërkesa për dorëheqje vullnetare për arsye se e njëjta nuk ishte bërë në përputhje me udhëzimin administrativ, ku parashihet që punonjësi i policisë duhet që 30 ditë para se të largohet nga polica të paraqesë kërkesë për dorëheqje, gjë që nuk e kishte bërë Qalaj. Ndërkohë që Policia e Kosovës po ashtu ka iniciuar hetime disiplinore ndaj Nënkolonel Rashit Qalajt për paraqitje ne media, si anëtarë i një partie politike, duke qenë ende pjesëtar i Policisë së Kosovës, ku është prononcuar pa miratimin paraprak të Policisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera