Lajme

Fillojnë aplikimet për mbjellje të drurit në parkun e të martuarve

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 28 July 2017

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot do të pranohen aplikimet për mbjellje të drurit nga çiftet e sapomartuara në parkun e dedikuar për ta.

Hapja e parkut do të bëhet me 7 gusht, dhe të drejtë aplikimi për mbjelljen e drurit kanë të gjitha çiftet që paraqiten në Komunë për t’u kurorëzuar. Ju rikujtojmë se tarifat për ceremoninë e kurorëzimit, janë:  15 euro, nëse kurorëzimi bëhet brenda objektit të Komunës, 50 euro, nëse kurorëzimi bëhet në lokacion tjetër dhe 40 euro, nëse duan ta mbjellin drurin në parkun e të martuarve

Kërkesat dorëzohen në sportelet e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht më Zyrën e Gjendjes Civile.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera