Lajme

Filloi trajnimi i gjeneratës 56-të të kadetëve policor

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 18 January 2021

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ka filluar trajnimi i gjeneratës së 56-të, ku 207 kadetë policorë të Policisë së Kosovës kanë nënshkruar kontratën.

Kadetëve të rinj mirëseardhje ju dëshiruan stafi menaxhues nga Divizioni i Trajnimit të Policisë së Kosovës së bashku me instruktorë policorë, njëkohësisht ju dëshiruan suksese dhe i inkurajuan që të angazhohen maksimalisht në marrjen e njohurive teorike dhe praktike në mënyrë që këto njohuri të fituara t’i zbatojnë pas fillimit të punës në stacione policore.

Përmes këtij trajnimi kadetët policorë marrin njohuritë e nevojshme sipas standardeve me të larta evropiane për t’i kryer detyrat me profesionalizëm në shërbim të qytetarëve.

-Advertisement-

Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKSP-në do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që përcaktojnë rregullat e IKSHPK-së për mbajtjen e trajnimit/mësimit, gjatë kësaj situate të pandemisë .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera