Lajme

“Fillimi i Ri” nëpër rrugët e Prishtinës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 12 May 2017

Prishtina në mëngjesin e sotëm nuk dukej e njëjtë sikurse më parë.

Partia Demokratike e Kosovës i ka mbushur billboardat e kryeqytetit me “Fillimi i Ri”.

“Fillimi i Ri” dje ka “shëtitur” mjaft shumë edhe nëpër rrjete sociale, pas prezantimit të tij nga lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në llogarinë e tij në Facebook.

Ndonëse nuk bëhet fjalë për ndonjë thirrje publike dhe nuk ka numër të subjektit politik, por vetëm promovohet slogani partiak dhe kjo nuk përbën shkelje, si duket PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje janë më të përgatiturat për këto zgjedhje.

Më parë, Veseli i kishte realizuar edhe dy ture dëgjimore, një me qytetarë ku kishte dëgjuar për problemet e tyre dhe një tjetër me ekspertë, me të cilët kishte diskutuar rreth zgjidhjes së këtyre problemeve të qytetarëve.

SHKUNDEN ÇMIMET për Ramazan!

Të tjera