Filipine, shënohet dita më e përgjakshme në luftën ndaj drogës
Autori: Gazeta inFokus
11:03 | 16 August 2017
Policia në Filipine vrau 32 persona në operacione të ndryshme kundër trafikut të drogës, duke shënuar ditën më të përgjashme të luftës ndaj drogës në vend.
Operacionet u zhvilluan gjatë 24 orëve të fundit në provincën Bulacanm, në veri të kryeqytetit Manila. Sipas policisë, të vrarët ishin njerëz që dyshoheshin për trafik droge dhe që i rezistuan policisë me armë.
Mijëra njerëz janë vrarë në Filipine që prej vitit 2016, kur presidenti i vendit Rodrigo Duterte nisi luftën e tij të premtuar ndaj drogës. Fushata që synon të zhdukë trafikun e drogës në Filipine ka marrë shumë kritika nga e gjithë bota për numrin e viktimave.
Operacioni më i fundit, veç viktimave rezultoi në më shumë se 100 arrestime dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës dhe armëve.
Analistët thonë lufta e Dutertes ndaj drogës, pavarësisht se nuk përbën më material për tituj kryesorë, vazhdon me ritëm të shpejtë dhe nuk jep shenja ngadalësimi.
Në një fjalim muajin e kaluar, vet Duterte paralajmëroi përdoruesit e drogës se do t’i ndjekë deri në portat e ferrit. Pavarësisht historive për vrasje pa gjyq, shumë në Filipine mbështesin luftën ndaj drogës dhe sondazhet tregojnë se banorët e qyteteve të mëdha, si Manila, ndihen më të sigurtë që prej nisjes së kësaj fushate.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...






























