Filipine, dhjetëra viktima në grabitjen e dështuar në kazino

Autori: Gazeta inFokus
09:53 | 02 June 2017
Të paktën 36 viktima u gjetën në një kompleks kazinoje dhe hoteli në kryeqytetin filipinas Manila, ku një agresor i vetëm i armatosur hapi zjarr gjatë natës.
Sipas autoriteteve lokale, shumica e viktimave humbën jetën për shkak të tymit të dendur, pasi agresori i vuri flakën tryezave të kazinosë. I dyshuari, kombësia e të cilit nuk njihet ende, hapi zjarr në kazino në orët e para të mëngjesit të ditës së premte. Policia tha se më vonë ai i vuri flakën vetes dhe humbi jetën.
Incidenti shkaktoi alarm në Manila dhe fillimisht policia tha se nuk kishte viktima, por më pas gjeti trupat ndërsa zhvilloheshin kërkime në kazino dhe hotel. Sipas policisë, bëhet fjalë për një tentativë grabitjeje dhe jo sulm terrorist, pavarësisht pretendimit të Shtetit Islamik se sulmi u krye nga një ushtar i tij.
Mësohet se agresori hyri në kazino pak pas mesnate dhe hapi zjarr me një armë automatike. Por, policia thotë se ai qëlloi në ajër dhe asnjë prej viktimave apo të plagosurve nuk kanë plagë arme zjarri. Ajo që i bën hetuesit të mendojnë se ishte një tentativë grabitjeje, është fakti se agresori mbushi një çantë më fisha loje në vlerën rreth 1,7 milionë dollarë.
Më pas, ai hodhi benzinë mbi tryezat e kazinosë dhe i vuri flakën për të krijuar kaos në mënyrë që t’ia mbathte, por kur vuri re që kjo ishte e pamundur, vrau veten. Autoritetet thonë se zjarri nuk ishte shumë i madh, por për shkak të djegies së sendeve plastike, u krijua shumë tym i dendur në ambientet e mbyllura dhe kjo shkaktoi shumë viktima.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë do të kemi ndryshim të motit ku përpos intervaleve kohore me ...
-
Kurti në “X”: Serbia interferoi në zgjedhjet e Kosovës me qëllimin që t’i kërcënojë serbët, Ministri Rashiq u kërcënua direkt nga Radojiçiqi
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në X”, për siç ka d...
-
Hamza rikonfirmon: Më e mundshme qeveria nga opozita, s’bashkëpunojmë me VV-në
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza edhe një herë ka ...
-
“Hajvana”- Hamza i përgjigjet Kurtit: Jam baba i tre fëmijëve dhe profesor
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza komentoi deklarat...
-
Hamza: Kemi pas pritje të bazuara që në diasporë do të kemi më shumë vota, diçka këtu s’ka funksionuar
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bedri Hamz...
-
Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, ...
-
Hamza thotë se ka indikacione se VV tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të qeverisë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur s...
-
Zelensky falënderon aleatët evropianë për mbështetje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zeleknsky, i cili aktualisht ndodhet në Arab...
-
Syla ironizon me LDK-në: Që 20 vjet si ka fitu zgjedhjet, e kërkon Kryeministrin si me pas me “tapi”
Analisti politik, Valon Syla ka reaguar pasi kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku b...
-
Aksident mes një kamioni dhe veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti mes kamionit dhe një veture në a...
-
Lumir Abdixhiku: Nuk duam bashkëpunim me VV, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur konferencë për media pas mbled...
-
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni...