Lajme

Fiks Fare nxjerr në shesh keqpërdorimet e ministrisë së Meliza Haradinajt (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 20 October 2020

Ish ambasadorja e Kosovës në Hungari, Luljeta Vuniqi edhe pas dy vjetësh që nuk e ka më këtë post vazhdon të përdor veturën me targat diplomatike.

Kjo u bë e ditur në emisionin Fiks Fare të Top Channel, të cilët ishin para banesës së ish ambasadores Vuniqi e cila nuk pranoi të fliste për veturën e saj që kishte ende targat diplomatike.

Gazetarja e këtij emisioni ka provuar që të kontaktoje edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj për të kuptuar se pse përdoret ende vetura me targa diplomatike nga një ish ambasadore por që e njëjta nuk i ka kthyer përgjigje dhe as nuk i ka lënë që të xhirojnë jashtë ministrisë.

-Advertisement-

Investigimi i gazetares së fiks fare paraqet e papërgjegjësinë e ministrisë së Punëve të Jashtme për t’u ballafaquar me të vërteten. Sikurse ish ambasadorja, Luljeta Vuniqi edhe ministria që e drejton Meliza Haradinaj nuk tregohen transparent për të sqaruar pse ish-ambasadorja vazhdon të këtë privilegje për të shfrytëzuar veturën zyrtare.

Luljeta Vuniqi ishte ambasadore e Kosovës në Hungari në vitin 2018, ndërsa me herët ka qenë edhe Drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime./Gazeta inFokus/

Në vazhdim mund të ndiqni videon:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera