Rozë

Fifi tregon sa vuajti gjatë rënies në peshë, pasi i kishte bërë 95 kg

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 11 October 2019

Fifi ka bërë një ndryshim në pamje së fundmi duke rënë shumë nga pesha e duke u shfaqur më në formë se kurrë.

Këngëtarja ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” ku foli për eksperiencën e saj të humbjes në peshë.

Fifi tregoi se nisi të shtonte në peshë për shkak të jetës së natës dhe mos respektimit të orareve.

-Advertisement-

“Ka qenë një periudhë shumë stresuese për mua, shumë e lodhshme, kam qenë shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe kur kam shkuar në shtëpi pas 4 muajve, mami nisi të qante. Mendova se e kishte marrë malli për mua e i thashë të mos mërzitej, por muaj më vonë, kur nisa të bija nga pesha më tregoi se arsyeja pse kishte qarë ishte se kisha shtuar peshë e më tha që isha bërë si pogaçe”, tregoi Fifi.

Këngëtarja tregoi se atë kohë ka qenë 95 kilogramë ndërsa tani ka humbur 10-12 kile.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera