Sport

FIFA zbulon emrat e tre të nominuarve për trajnerin më të mirë të vitit 2021

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 06 January 2022

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, me 17 janar do ta mbajë ceremoninë, ku do të zgjidhet trajneri më i mirë në botë për vitin 2021, shkruan Gazeta inFokus.

Tashmë FIFA ka zbuluar edhe emrat e tre të nominuarve për ta fituar këtë çmim.

Në garë për çmimin e trajnerit më të mirë nga FIFA janë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ku fitoi titullin e Premierligës dhe EFL Cup, përzgjedhësi i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini që fitoi “Euro 2020” dhe i Chelseas, Thomas Tuchel, që fitoi Ligën e Kampionëve.

-Advertisement-

Më poshtë keni njoftimin e plotë të FIFA-s./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera