Sport

FIFA reagon ashpër: Zero tolerancë ndaj sjelljeve të neveritshme

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 13 October 2021

Shqipëria kësaj radhe nuk do ta ketë të lehtë për ta kaluar episodin e ndodhur të martën në darkë në fushën e lojës, gjatë minutave të ndeshjes Shqipëri-Poloni në stadiumin “Air Albania”.

FIFA e ka dënuar ashpër këtë gjest duke u shprehur se materialet janë tashmë në verifikim dhe nuk do të ketë tolerancë për episodin e ndodhur.

“FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll’’, shkruhet në raportin e FIFA-s.

-Advertisement-

Ishte minuta e 79-të e sfidës kur ndeshja u ndërpre pas një goli të shënuar nga Sviderski, pasi tifozët shqiptarë të pozicionuar mbas porte vërshuan të hedhin shishe drejt futbollistëve polak.

Për shkak të kësaj situate, gjyqtari Klermont Turpin vendosi të ndërpresë sfidën për 15 minuta, deri sa situata u qetësua dhe tifozët u paralajmëruan me ndërprerje përfundimtare të ndeshjes në qoftë se do të hidhej edhe një shishe.

Ndërkohë pjesë e hetimit është bërë dhe Hungaria pasi tifozët u përleshën masivisht me policinë në sfidën me Anglinë duke krijuar trazira në stadium.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera