FIFA me fjalë të mëdha për Kombëtaren e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 18 October 2018
Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës të këtij muaji, të vlefshme për Ligën e Kombeve, faqja zyrtare e FIFA-s e ka publikuar një artikull, ku flitet për ngritjen e Dardanëve. Në këtë artikull, protagonist është kapiteni i Kombëtares, Samir Ujkani.
Kosova e kishte shpallur pavarësinë para më shumë se dhjetë viteve, megjithatë iu nevojitën edhe tetë vite të tjera para se Kongresi i FIFA-s ta pranonte në familjen e futbollit ndërkombëtar.
Tani, Kosova i ka vënë vetes disa synime mjaft ambicioze dhe duket se është në rrugën të drejtë për sukses. Dardanët kishin kaluar në një periudhe të vështirë gjatë fazës kualifikuese për Kupën e Botës, duke e marrë vetëm një pikë nga 10 ndeshje. Megjithatë, kjo gjë pritej për shkak se rivalët në grup kishin skuadra mjaft të mirë: Kroacia, Turqia, Islanda, Ukraina dhe Finlanda.
“Duhet ta mbani mend se ne filluam me asgjë. Federata jonë ka bërë një punë të mrekullueshme gjatë viteve të fundit. Stadiumi tani është licencuar dhe ne e kemi ligën tonë. Ne mund ta zhvillojmë stilin tonë të lojës dhe lojtarët kanë filluar të kenë më shumë përvojë”, ka thënë Ujkani, kapiten i Kombëtares së Kosovës.
Dardanët vazhdojnë të ngjiten më lart në rangimin e FIFA-s, dhe tanimë kanë arritur në pozitën e 138-të në rangimin e fundit në shtator. Së fundi, Kosova e fitoi ndeshjen e parë me karakter garues, kur i mposhtën Ishujt Faroe me rezultat 2-0. Ndërsa, ndeshjet e fundit, ata arritën ta mposhtin edhe Maltën me rezultat 3-1, ndërsa barazuan me rezultat 1-1 kundër Ishujve Faroe si mysafir. Nën menaxhimin e trajnerit Bernard Challandes, i cili u emërua si pasues i Albert Bunjaku para rreth një viti, Kosova ka arritur ta zë pozitën e parë në grupin e tretë të Ligës D të Ligës së Kombeve, dhe shpresojnë se do të mund të promovohen në Ligën C.
“Jemi shumë të lumtur me këtë, dhe mendoj se mund të arrijmë edhe në top 100-en e rangimit të FIFA-s pas disa muajve. Ky është qëllimi ynë. Pasi ta arrijmë këtë, do të vendosim synime të tjera”, është shprehur Ujkani.
“Puna ime është t’i mbajë të tjerët të lumtur, pasi që ne jemi të suksesshëm kur jemi në humor të mirë. Ne duhet të punojmë si ekip dhe të kalojmë mirë së bashku. Edhe kur lojtarët e rinj janë në bankën rezervë, unë tentoj të flas me ta dhe të krijoj një atmosferë pozitive. Ne jemi si familje. Pas dy apo tre viteve, Kosova do të jetë përmirësuar mjaftueshëm sa edhe ta fitojë një grup në ndonjë garë”.
Kampionati Evropian i vitit 2020, i organizuar nga UEFA, është një ëndërr të cilën Kosova po tenton ta bëjë realitet.
“Në fillim, tifozët tanë nuk kishin durim dhe menduan se ne do të arrinim ta fitonim grupin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës menjëherë, por askush nuk mund ta priste një gjë të tillë. Kemi mësuar shumë nga kjo – kur duhet ta sulmojmë kundërshtarin dhe kur të mbrohemi”, ka shtuar Ujkani.
“Kur Azerbajxhanit, para disa javëve, ne vetëm e largonim topin nga zona për t’u larguar presionin nga kundërshtari. Ky ishte një mësim i vlefshëm për mua dhe bashkëlojtarët e mi. Ne nuk rrezikojmë aq shumë tani dhe vazhdimisht po tentojmë ta gjejmë baraspeshën mes sulmit dhe mbrojtjes”.
“Liga vendore na ndihmon shumë me këtë gjë. Lojtarët janë duke u rritur me rolet e tyre dhe janë duke u sfiduar te klubet e tyre, dhe kjo, natyrisht, i ndihmon edhe Kombëtares”.
Me top 100-en para syve, Kampionatin Evropian në mendje, synimet ambicioze dhe pritshmëritë e larta, nuk ka asnjë dyshim që Kosova është duke u përmirësuar. Kur u pyet se me cilat Kombëtare do të dëshironte të ndeshej ndonjë ditë, kapiteni 30-vjeçar u përgjigj: “Brazilin ose Argjentinën! Ne do të ndeshemi me kombëtaret evropiane gjatë ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian, por një duel me Lionel Messin, Neymarin dhe lojtarë të tjerë të klasit botëror do të ishte e mrekullueshme për vendin”
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...