Lajme

Fier: Aksident mes kamionit dhe autoambulancës, vdes pacienti brenda saj

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 17 September 2023

Një 77 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti në mes të autoambulancës që po e dërgonte në spital dhe kamioni.

Rasti ka ndodhur në rrugën Fier – Lushnje.

Siç raporton Abcnews.al shoferi i autoambulancës, infermieri dhe vajza e pacientit kanë pësuar lëndime të lehta.

-Advertisement-

Lidhur me rastin, sot gjatë ditës raportoi edhe Infokus, ku publikoi pamje nga vendi i njgarjes,

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autombulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autombulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera