Futbollisti shqiptar i cili flet 7-të gjuhë të huaja, tregon se si e kanë mposhtur Gjermaninë
Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 05 April 2021
Alioski flet për suksesin e Maqedonisë: Duam ta mposhtim sërish Gjermaninë. Futbollisti me origjinë shqiptare foli për suksesin historik ndaj Gjermanisë dhe paraqitjet në kampionatin anglez, ku ka për trajner një “të çmendur” si Marselo Bielsa.
Anësori i Leeds United dhe përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, ishte një nga të ftuarit e emisionit “Zona Gol” mbrëmjen e të dielës në ekranin e Supersport.
Na fol pak për atë fitore historike të Maqedonisë së Veriut ndaj Gjermaninë
Shkuam me shumë dëshirë, sepse e dinim që nuk kishim gjë për të humbur dhe ishte mundësia të tregonim cilësinë tonë. Luajtëm shumë mirë taktikisht dhe është një fitore që do mbahet mend gjatë. Asnjë përfaqësuese ballkanike nuk ka fituar në Gjermani. Skuadrën 4 herë kampione të botës vjen Maqedonia e vogël dhe e mposht. Duhet ta shijojmë dhe besoj se do mbahet mend gjithmonë, por për të shkuar në botëror na duhet ta mposhtim sërish Gjermaninë në shtëpinë tonë.
Cili është çelësi i suksesit të Maqedonisë së Veriut?
Kemi individualitete me shumë cilësi, kemi shumë talente. 11-shja titullare përgjithësisht luan jashtë Maqedonisë dhe kjo besoj na ka ndihmuar edhe me shumë. Organizimi ka qenë jashtëzakonisht i mirë, fillon nga sistemi i moshave e deri tek kombëtarja A. Ka nisur gjithçka nga presidenti Sejdini, më pas trajneri, lojtarët. Kemi shumë vetëbesim, pasi kemi 5-6 vite së bashku dhe nuk jemi thjesht kolegë, jemi vërtetë miq me njëri tjetrin, kemi një grup të bashkuar.
Keni filluar të mendoni për Kampionatin Europian?
Është ende herët për ta ndjerë aromën e Europianit, por mendoj se kur të vijë momenti do të kemi shumë emocione, të gjithë, madje edhe Pandev që ka fituar Champiosn Leaguen. Do të jetë një ndjenjë e papërjetuar më parë, por do shkojmë me shumë dëshirë sepse kjo është pjesëmarrja e parë dhe nuk i dihet kur mund të jetë pjesëmarrja e radhës në Europian për Maqedoninë e Veriut. Duhet ta shijojmë.
Si po shkon eksperienca me Leeds United në Premier League?
E them me siguri qe Bielsa më ka bërë një lojtar shumë më të fortë. Më ka përmirësuar jo vetëm në fushë, por edhe nga ana psikologjike, sepse falë tij jam rritur shumë. Në skuadër nuk kemi një yll me emër të madh, por jemi një ekip që punojmë shumë, kemi disa vite së bashku dhe funksionojmë si grup. Nëse ky do të ishte viti ynë i dytë në Premier me Bielsën në stol, ndoshta do luftonim për një vend në Champions.
Si është të punosh me Bielsën?
Bielsa është një njeri shumë i veçantë. Nuk ka deshirë te ketë kontakte me lojtarët, por është një trajner që të motivon shumë, çdo ditë në stërvitje mëson diçka të re nga ai. Është një njeri që kontrollon gjithçka, nga ushqimi e deri tek ushtrimi i fundit në stërvitje. Është rigoroz dhe sa për shembull, nëse unë nuk bëj 12 km në ndeshje, kam probleme me të. Kur flet me Bielsën nuk është “loco”, ashtu si e ka pseudonimin, por fiksimi që ka për punën edhe për gjërat e vogla e bën të jetë unik, nuk ka të dytë. Është trajner fjalë-pak e punë-shumë.
Interesi për gjuhët e ndryshme.
Flas 7 gjuhë sepse jam rritur në Zvicër, aty kam mësuar gjermanisht, italisht dhe anglisht. Spanjishten e kam mësuar këtu në Angli, ndërsa gjuhën maqedonase në kombëtare. Megjithatë në shtëpi flasim gjithmonë shqip.
Të tjera
-
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës
Në Universitetin e Prishtinës, sot është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dek...
-
Osmani: Në draftin e Asociacionit ka gjëra që mund të keqpërdoren, Kushtetuesja duhet t’i mënjanojë ato
Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani, tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e...
-
Musliu Shoshi: Kurti ka thënë se pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera, tani as nuk i takon familjarët e tyre
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ...
-
Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmar...
-
Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshto...
-
Abazi: Fokusi duhet të jetë te zgjedhjet në veri, jo të shpallet Serbia desktruktive – ashtu siç edhe është
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet...
-
Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE ende s’ka hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill K...
-
Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të ba...
-
Dhuną në familje, Haxhiu letër kryetarëve të komunave: Zbatoni obligimet që dalin nga strategjia
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj g...
-
Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqit për veprën penale “ngącmim seksuąl”
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim ...
-
“U shku me vrą Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrąsja e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,...