Sport

FFSHGJ në përkrahje të madhe për presidentin Agim Ademin dhe KE të FFK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 07 December 2019

Pas ngjarjeve të krijuara së fundmi në Federatën e Futbollit të Kosovës ka ardhur edhe një reagim tjetër nga Federata e Futbollit shqiptar në Gjermani, shkruan Gazeta inFokus.

FFSHGJ ka dalë edhe një herë në përkrahje të madhe të presidentit të FFK-së, Agim Ademit dhe Komiteti Ekzekutiv të FFK-së.

Më poshtë keni reagimin e FFSHGJ të siguruar nga Gazeta inFokus.

-Advertisement-

 

Kujtojmë se për shkak të kësaj situate të krijuar Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka shkarkuar nga detyra zëvendëssekretarin e FFK-së, Arianit Ahmetin.

Ahmeti u shkarkua pasi vet kandidoi për kryetar të FFK-së dhe pohonte se i ka 41 nënshkrime për ta marrë postin e të parit të FFK-së.

Ritheksojnë se departamenti i zyrës ligjore ne Ministrinë e Administratës publike e ka vërtetuar se Agim Ademi ka mandat katërvjeçar dhe jo dy vjeçar siç pretendon Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera