Sport

Florim Zuka hap ‘thesin’ për futbollistët e Gjilanit, premio marramendëse për titull

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 07 July 2020

Futbollistët e Gjilanit kanë realizuar seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës ndaj Prishtinës, e cila do të zhvillohet të mërkurën (8 korrik) me fillim nga ora 17:00.

Në stërvitjen e fundit i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit, Florim Zuka, i cili motivoi futbollistët para kësaj sfide tejet të rëndësishme.

Përveç motivit të ofruar, Zuka ofroi gjithashtu në dispozicion 100,000 mije euro për futbollistët në rast se arrijnë të shpallen kampion, mëson Gazeta “Sheshi”.

-Advertisement-

Fotografia e SC Gjilani

Premiot e ofruara nga Zuka do të jenë vetëm për titullin kampion, i cili nuk duket i paarritshëm për ‘kuqebardhët’, të cilët ndodhen vetëm gjashtë pikë prapa rivalëve të qytetit, Dritës, që kryeson kampionatin pesë xhiro para fundit.

Megjithëse ky edicion po shkon drejt përfundimit, drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë prej kohësh edhe për sezonin e radhës, derisa marrëveshja e arritur me njërin ndër futbollistët më të mirë të kësaj skuadre Gerhard Progni edhe për një vit të radhës, konsiderohet si një e arritur e madhe.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera