Sport

FFK vjen me plan të ri për përkrahjen e femrave në futboll

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 05 March 2021

Federata e Futbollit të Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur një mbledhje me përfaqëusesit e klubeve të femrave në Ligën e Parë dhe në U16, shhkruan Gazeta inFokus.

Në këtë takim FFK ka shpalosur projektin e tyre me qëllim që të rritet angazhimi i trajnerëve si dhe motivi i futbollisteve.

Sipas këtij projekti 20 lojtare në secilin klub në Ligën e Parë do të shpërblehen me 150 euro në çdo muaj, kurse trajnerët me nga 250.

-Advertisement-

Sa i përket Ligës së U16, lojtaret aty do të shpërblehen me nga 100 euro.

Po ashtu, FFK në këtë mbledhje kërkoj që të respektohen masat ani covid në mënyrë që mos të rrezikohet kampionati dhe shëndeti i futbollisteve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera