Sport

FFK shpërndan topa për klubet e IPKO Superligës dhe Ligës së Parë

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 22 October 2018

Federata e Futbollit e Kosovës me qëllim të mbështetjes së klubeve të futbollit, nesër, më 23 tetor, do të shpërndajë topa profesional për klubet e Ipko Superligës dhe të Ligës së Parë, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa, do të vazhdojë të mbështesë edhe klubet e Ligës së dytë dhe grup-moshat e reja.

Kështu që nesër më 23 tetor në orën 11.00 do të shpërndahen nga 10 (dhjetë) topa për skuadrat e Ipko Superligës dhe në orën 12.00 nga 5 (pesë) topa për klubet e Ligës së Parë.

-Advertisement-

Luten përfaqësuesit e klubeve që të vijnë në lokalet e FFK-së për t’i marrë topat sipas këtij orari të lartëcekur. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera