Sport

FFK se bashku me futbollistët e Kombëtares së Kosovës ndihmojnë familjet në nevojë

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 20 May 2020

Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me futbollistët e kombëtares A, do të ndihmojë familjet në nevojë, shkruan Gazeta inFokus.

Pakot ushqimore do të dërgohen në shtatë regjionet e Kosovës, ku do ti dorëzohen njerëzve në nevojë.

Do të jetë rreth 300 pako që do të shpërndahen në këtë kohë.

-Advertisement-

FFK dhe lojtarët e Kombëtares së Kosovës kanë ndihmuar edhe ditë me parë, ku njerëzit kishin më së shumti ne nevojë.

Përveç qyteteve të Kosovës, federata dhe futbollistët kanë ndihmuar edhe në Luginën e Preshevës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera