Sport

FFK rrezikon projektet e saja për ti dalë në ndihmë klubeve të cilat po përballen me krizë financiare

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 08 April 2020

Përkundër gjendjes së vështirë që ndodhet Kosova, por gjithnjë duke iu përmbajtur udhëzimeve të IKPSHP-së për mbajtje të distancës,  KE i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen në futbollit e Kosovës, pas përhapjes së pandemisë Covid-19. KE shqyrtoi gjithë situatën e krijuar pas kësaj pandemie, ku sikur në gjithë botën edhe Kosova e me këtë edhe futbolli i Kosovës është prekur nga kjo situatë ku janë ndërpre të gjitha garat në të gjitha rangjet. Kjo ndërprerje e garave ka goditur edhe klubet e futbollit.

KE diskutoi për rifillimin e garave kur të lejohen me ligj nga shteti, duke qenë ithtar që garat të përmbyllën në kohë të rregullt. Por gjithsesi është e kuptueshme që për këtë nuk vendos FFK-ja, por për shkak të gjendjes në të cilën gjendet Kosova, vendosin organet shtetërore dhe varësisht nga vendimet e tyre varen edhe vendimet e FFK—së.  KE edhe pse është për rifillimin e garave dhe përfundimin e tyre, do të ndjekë situatën me kujdes dhe në rast se gjendja rëndohet dhe vjen deri te vendimi për ndërprerje të garave, atëherë FFK-ja do të ndjek me përpikëri udhëzimet e UEFA-s.

KE duke parë gjendjen e vështirë që po përballen klubet e futbollit, ka marrë vendim që nga mjetet e veta duke rrezikuar edhe projektet e saj, të ndihmojë të gjitha klubet si ndihmë për të zbutur sa do pak hallet edhe ashtu të vështira të tyre. KE e  bën të qartë për të gjithë që këto mjete janë ekzistenciale.

-Advertisement-

KE do të ndjekë me kujdes gjendjen në klube dhe do të jetë në vazhdimësi në kontakt me UEFA-n dhe FIFA-n dhe për të gjitha opinioni do të njoftohet përmes komunikatave për shtyp.

FFK-ja do të vazhdojë të punojë online nga shtëpia dhe për këtë nuk mund të realizojë takime me askënd përderisa të mbretërojë kjo gjendje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera