Sport

FFK publikon të gjitha golat e javës së parë në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 20 September 2020

Elita e futbollit kosovar e ka nisur sezonin e ri 2020/2021 të premten e 18 shtatorit, shkruan Gazeta inFokus.

Në program kanë qenë 5 ndeshje për tu zhvilluar, por sfida mes Llapit e Dritës është shtyrë për shkak se gjilanasit do të luajnë në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Dueli i së premtes mes Trepçës ’89 dhe Arbërisë e ka bërë hapjen e këtij edicioni të ri në Superligë, i cili për herë të parë po zhvillohet me 10 skuadra pjesëmarrës.

-Advertisement-

Arbëria triumfoj si mysafire në ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë me rezultat 2-0, duke debutuar kështu me fitore në elitën e futbollit kosovar.

Të shtunën, Prishtina e mposhti në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Drenicën me rezultat 3-0, derisa Ballkani triumfoj në udhëtim te Besa e Pjesës me rezultat 4-1.

Të dielën është zhvilluar përballja mes Feronikelit dhe Gjilanit, ku skuadra nga Drenasi fitoj me rezultat të thellë 4-0.

Këtë sezon te drejtat ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve i ka fituar kompani Artmotion në bashkëpunim me Klan Kosovën.

E FFK-ja në bashkëpunim më ketë kompani ka publikuar në rrjetin social të gjitha golat realizuar të javës së parë në Superligë./Gazeta inFokus/

GOLAT MUND TI SHIKONI KETU

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera