Sport

FFK publikon orarin e ndeshjeve për stinorin pranveror

Autori: E.M 22:31 | 11 February 2019

Federata e futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve për javën e 18-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja hapse e stinorit pranveror do të zhvillohet te premten  në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, ku skuadra e KEK-ut që në vjeshtë arriti të marrë vetëm një pikë e pret skuadrën e super përforcuar të Llapit, që kërkon fitore për ta nisur mbarë stinori pranveror.

Të shtunën më 16 shkurt zhvillohen dy duele.

-Advertisement-

Ballkani në Suharekë e pret Drenicën, ndërsa në Ferizaj luajnë Ferizaj dhe Trepça ’89.

Të dielen luhet derbi më i madh në Kosovë, ai në mes të Dritës dhe Gjilanit, takim ky që pritet të ketë vëmendjen më të madhe në këtë xhiro.

Java e 18-të mbyllet me dy ndeshjet e ditës së hënë, ku në kryeqytet takohen Flamurtari dhe Prishtina, ndërsa në Prizren, Liria është nikoqir i Feronikelit në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:30./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera