Sport

FFK planifikon zgjerimin e Ligës së Parë, ja si ndryshon formati!

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 14 April 2021

Pandemia ndryshoi formatin e të gjithë rangjeve më të ulëta të kampionatit kosovar në edicionin e kaluar, ndërkohë që pritet të ketë sërish ndryshime në edicionin e radhës. Liga e Parë pritet të pësojë jo pak ndryshime, të cilat do të ndikojnë në fatin e shumë skuadrave.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta “Sheshi”, tashmë është diskutuar në Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës zgjerimi i mëtutjeshëm i Ligës së Parë. Propozimi i parë ka të bëj me inkuadrimin e katër skuadrave nga Liga e Dytë dhe mos largimin e asnjërës skuadër nga ky rank garash.

Synohet që Liga e Parë të vazhdojë me dy grupe, A dhe B, por që të kenë nga 12-të skuadra në secilin prej grupeve. Kampionati do të zhvillohej në sistemin e njejtë, sikurse këtë edicion me nga tri ndeshje të ndërsjellta.

-Advertisement-

Në këtë mënyrë do të ‘amnistohen’ Vushtrria dhe KEK-u në këtë rast, pasi që ndodhen në pozitat e fundit të Ligës së Parë dhe do t’u vazhdohej ‘mandati’ edhe për një vit të radhës automatikisht.

Nga Liga e Dytë drejt Ligës së Parë do të inkuadroheshin katër skuadrat e para (Fushë Kosova, Bashkimi Koretinit, Rahoveci dhe Vjosa).

Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse ky propozim do të dikustohet edhe në mbledhjen e radhës të KE dhe do të vendoset për të ndryshuar formatin e këtij ranku të garave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera