Sport

FFK organizon për herë të parë kursin për trajnere

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 04 June 2018

Federata e Futbollit e Kosovës organizon për herë të parë Kursin Grassroots për Trajneret femra, shkruan infokusi.

Kursi zgjatë 5 ditë të plota kalendarike dhe do të mbahet në ditët në vijim:
– 25-29 Qershor 2018 (Kursi i I-rë)
– 02-06 Korrik -(Kursi i II-të)

LEXO EDHE: Shitjet më të shtrenjta të Real Madridit

-Advertisement-

Kursi do të përfshijë këto tema:
– Njohja bazike e futbollit;
– Training & lojëra me fëmijë të moshës 5-10 vjet;
– Training për të rinjë U11-U19, etj.

Kursi është i dizajnuar për trajneret femra të cilat nuk kanë marrë deri më tani licencë për trajner nga ndonjë Federatë e Futbollit si dhe për të gjitha ato që janë të interesuara të fillojnë me punën e trajnerës, kryesisht me fëmijët.

Kursi kërkon participimin në teori dhe praktikë, gjithashtu trajneret duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs. Pas përfundimit trajneret do të marrin FFK Grassroots Coach Certificate (UEFA Leaders Certificate).

Organizimi i kursit mbështetet nga programi UEFA HatTrick – Women’s Football Development, andaj pjesëmarrja është pa pagesë.
Trajneret e interesuara janë të obliguar të aplikojnë online ose të paraqesin dokumentet e nevojshme (gjeni te bashkangjitura dokumentet) deri me 15 Qershor 2018 tek:

Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
[email protected]

Doruntinë Fetahaj (FFK Development Officer)
[email protected]

Në total 48 do të jetë numri i të pranuarve në dy kurset. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM,
Eroll Salihu

Dokumentet e nevojshme

Formulari i aplikimit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera