Sport

FFK merr vendim për Debatik Currin pasi ofendoi gjyqtarin

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 12 May 2021

Komisioni Disiplinor i Garave ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës, shkruan Gazeta inFokus.

Ndër të tjerash në këtë takim është diskutuar edhe për ndihmës trajnerin e Prishtinës, Debatik Currin.

Ai u ndëshkua direkt me karton të kuq në ndeshjen ndaj Feronikelit, pasi ofendoi gjyqtarin e ndeshjes.

-Advertisement-

Curri nuk do të jetë i pranishëm në dy duelet e fundit të Prishtinës.

Me poshtë gjeni vendimin e FFK-së./Gazeta inFokus/

 

Ndihmëstrajneri i FC Prishtina, Debatik Curri, me nr ID 00624M83. Në minutën e 78-të ka fyer asistentin e parë dhe të katërt të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së xhiros së 34-t të Superligës Prishtina – Feronikeli. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë në kryerjen e funksionit për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera