Sport

FFK me njoftim zyrtar rreth çështjes së Loret Sadikut

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 01 December 2018

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se çështja e Loret Sadikut ende është në proces, dhe se lojtari ende nuk ka marrë dritën e gjelbër për të luajtur për ‘Dardanët’.

Deri te ky reagim, FFK ka ardhur pas shumë raportimeve një ditë më parë në media se Loret Sadiku ka marrë dritën e gjelbër për të veshur fanellën e Kosovës.

Sadiku pjesë e Kasimpasa në Turqi, ka zhvilluar disa ndeshje miqësore për Kosovën, por pas pranimit në UEFA dhe FIFA, atij i është ndalur paraqitja për ‘Dardanët’, me arsyetimin se ka humbur mundësinë e ndërrimit të përfaqësueses kur ka bërë kërkesë që nga Suedia të kalojë te Shqipëria.

-Advertisement-

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se çështja e futbollistit Loret Sadiku, pjesë e skuadrës turke Kasimpasa, ende është në proces dhe ende nuk ka një vendim zyrtar nëse do t’i lejohet paraqitja me Kosovën në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e FFK-së,.

“FIFA deri më tash ka refuzuar ta lejojë Sadikun të luajë për Kosovën, me arsyetimin se ka humbur mundësinë e ndërrimit të përfaqësueses kur ka bërë kërkesë që nga Suedia të kalojë te Shqipëria, mirëpo futbollisti në fjalë në fakt nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje me kombëtaren shqiptare”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera