Sport

FFK-ja uron Prishtinën për suksesin e arritur

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 29 June 2018

Ditën e djeshme Prishtina ka barazuar ndaj Europa FC me rezultatin 1:1, në takimin e vlefshëm për raundin preliminar në UEFA Evropa Ligë. shkruan GazetaFokus.

Me këtë rast FFK-ja e ka uruar skuadrën nga kryeqyteti për rezultatin e arritur.

LEXO EDHE: Ambasadori britanik, O’Conell: Zakonisht i gëzohem golave të kosovarëve, por këtij të Januzajt më pak

-Advertisement-

Ky është urimi i FFK-së drejtuar skuadrës së Prishtinës.

Me kërshëri dhe vëmendje e kemi ndjekur ndeshjen e parë të skuadrës FC ”Prishtina” në ballafaqim me Europa FC nga Gjibraltari, në kuadër të Evropa Ligës.

Barazimi është një sukses duke marrë parasysh se ishit mysafirë, ndaj unë uroj dhe besoj shumë se në ndeshjen e kthimit pas një jave do të arrini sukses të plotë me bindje se e tërë Kosova do të jetë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë në përkrahje të plotë për djemtë e Prishtinës.

Urime e paçi fat në ndeshjen e kthimit

Me respekt
Agim Ademi zv. president i FFK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera