Sport

FFK-ja sot zgjedh pasuesin e Fadil Vokrrit

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 06 July 2018

Federata e Futbollit të Kosovës do të zhvillojë Kuvendin e Jashtëzakonshëm zgjedhor ditën e sotme (e premtë, 6 korrik) , për të zgjedhur presidentin e institucionit drejtues të futbollit pas ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-kryetarit Fadil Vokrri, shkruan GazetaFokus.

LEXO EDHE: Zv.Presidenti Agim Ademi e uron Prishtinën për fitoren në Ligën e Evropës

Largimi i parakohshëm nga jeta i Fadil Vokrrit ka lënë një boshllëk psikologjik dhe ekzekutiv, që duhet gjithsesi të mbushet.

-Advertisement-

Ish-legjenda e futbollit kosovar e jo vetëm, Vokrri u përpoq me ç’të mundej dhe ia doli mbanë që të anëtarësonte Federatën e futbollit kosovar në institucionet më të larta të futbollit europian e botëror, UEFA e FIFA. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera