Sport

FFK-ja shpërndau topa për klubet e IPKO Superligës dhe Ligës së Parë

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 23 October 2018

Për të siguruar një top unik për zhvillimin e ndeshjeve kampionale, sot, FFK-ja ua shpërndau nga 10 topa klubeve të IPKO Superligës dhe nga pesë topa klubeve të Ligës së Parë, të cilët ua dorëzuan presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, shkruan Gazeta inFokus.

Në fjalën e tij përshendetëse, presidenti Agim Ademi, tha se ky është një projekt i fituar nga FIFA, i ideuar dhe realizuar nga sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu. “Kjo nuk është ndonjë ndihmë e madhe por se ne jemi duke u përpjekur që të bëjmë një top unik në mënyrë që ndeshjet në IPKO Superligë të luhen me të njëjtin top, pra me FIFA Pro. Besoj që shumë shpejt do të kalojë në një brend të pastër të FFK-së. Jemi duke u përpjekur që jo vetëm t’i mbështesim klubet por edhe ta ngrisim nivelin e ligës që është kërkesë edhe e UEFA-s”, ka theksuar ndër të tjera presidenti Ademi. Ndërkaq sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu foli për rëndësinë e aspektit teknik që të kemi një top unik që shpreh edhe imazhin e Ligave tona.

Ndërkaq, duke i përshëndetur përfaqësuesit e Ligës së Parë, presidenti Ademi u tha atyre të mos mendojnë se Ligën e Parë e kemi lënë anash, por jemi shumë të interesuar që ta forcojmë këtë ligë edhe për faktin se konsiderojmë se është boshti kryesor i garave. Ne edhe Ligën e Dytë që po e konsiderojmë si popullore kemi nisur t’i mbështesim me rikuizita e do të vazhdojmë të ndihmojmë edhe grup-moshat e reja dhe shkollat e futbollit. /Gazeta inFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera