Sport

FFK-ja njofton klubet e reja të interesuara për regjistrim në konkurrencën e femrave, këto janë kriteret!

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 02 July 2021

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit për regjistrim të klubeve të reja në konkurrencën e femrave për Ligën e Parë dhe Ligën U17, që këtë mund ta bëjnë deri më datë 30 korrik, 2021.

Kriteret për regjistrim të klubit janë këto:

  1. Plotësimi i Pyetësorit dhe kërkesës për regjistrim të klubit të cilin mund ta shkarkoni këtu(duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur)
  2. Kriteri ligjor
    • Vendimi i regjistrimit të klubit nga Drejtoria Komunale për Sport
    • Statusi i Klubit – (OJQ, SHPK, Privat dhe Numri Fiskal)
    • Statuti i Klubit
    • Procesverbali i Kuvendit zgjedhor
  3. Kriteri për personel dhe administratë
    • Lista e kryesisë së klubit dhe kontaktet (këto të dhëna mund t’i plotësoni në Pyetësorin për Klube)
    • Lista e lojtareve e vulosur me vulë të klubit (emri, mbiemri, data e lindjes si dhe kontakti (formularin mund ta shkarkoni këtu)
    • Licenca e trajnerit
  4. Kriteri për infrastrukturë
    • Dokument i Stadiumit (stadiumi vetanak dhe alternativ ose kontrata për shfrytëzimin e stadiumit gjatë Kampionatit 2021/22)
  5. Regjistrimi i lojtareve në sistemin digjital në FIFA Connect dhe TMS.
    Regjistrimi duhet të bëhet deri me datë 10/08/2021 (personi i autorizuar nga klubi duhet të trajnohet në FFK)
  6. Të drejtë regjistrimi në Ligën U17 për sezonin futbollistik 2021/22 kanë lojtaret e lindura më 01/01/2004 e më të reja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera